Konjufca: Humbje e madhe ndarja e hershme nga jeta e Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Xhevdet Bajrajt dhe të producentes Vjosa Berisha. “I pikëlluar thellë nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e poetit e shkrimtarit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj dhe producentes së shquar Vjosa Berisha”, ka shkruar Konjufca në Facebook. “Xhevdeti i dha shumë kulturës, poezisë dhe letërsisë sonë, por edhe asaj botërore. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet shembull frymëzues për ne dhe brezat e ardhshëm. Vjosa me veprimtarinë e saj kulturore ishte e pranishme në çdo familje shqiptare. Ajo ishte edhe një ambasadore e kulturës sonë. Konjufca tha që ndarja e hershme nga jeta e tyre është humbje e madhe jo vetëm për familjet Bajraj dhe Berisha, por edhe për “mbarë nënqiellin tonë kulturor”. “Bashkëndjejmë me familjet e tyre, miqtë, bashkëpunëtorët dhe komunitetin artistik. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai.
Kosova Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim 03.07.2022 11: 13