Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca e mirëpret rezolutën amerikane për Kosovën në NATO

NULL NULL
01.05.2026 18:40

Kreydiplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka mirëpritur rezolutën e tre kongresistëve amerikanë e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai mes tjerash e cilësoi këtë nismë si hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale.

“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka thënë Konjufca përmes një njoftimi në X, transmeton Klankosova.tv

 

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

lajme të ngjashme