Kongresi i mjekëve të rinj NULL NULL 08.05.2015 19:42 08.05.2015 19:42 ???????????????????????????????????? Ka filluar Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore - KISCOMS 5. Kongresi ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tregoi për rëndësinë e mbajtjes së këtij Kongresi. “Kjo është një ngjarje që duhet ta shohim më shpesh në Republikën e Kosovës, për shkak se kemi një rini të shkëlqyeshme, një gjeneratë inteligjente dhe duhet të besojmë në ta”. Ai tha se misioni i krijimit të një arsimi të lartë cilësor nuk është mision i pamundur. “Është mision i mundur, sepse janë këta hulumtues të rinj që tregojnë se ne kemi kapacitete, kemi të rinj inovativë dhe kreativë që dinë ta stimulojnë hulumtimin shkencor”. Bajrami më tej tha se krenohet me potencialin e të rinjve në Kosovë. “Këta njerëz nesër do të mundësojnë hulumtime shkencore, të cilat do të zhvillojnë shkencën, por do të mundësojnë edhe ndërrimin e mentalitetit. Nuk ka përparim dhe integrim pa zhvillimin e dijes dhe pa hapjen e dyerve për të rinj inovativë”. Në Kongresin e 5-të, i cili mbështetet nga MASHT-i, do të prezantohen mbi 45 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës janë rreth 600 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë