Konflikti për pronën: Një vëlla nën dhe e tjetri në burg (VIDEO) NULL NULL 22.03.2026 22:44 22.03.2026 22:44 Foto ilustruese Qetësia mbizotëron në Bokshiq të Klinës një ditë pas rastit tragjik ku dyshohet se vëllai vrau vëllanë, duke lënë pas një familje me gjashtë fëmijë pa baba. Viktima, ish-ushtar i UÇK-së, u dërgua fillimisht në QKMF në Klinë dhe më pas në spitalin e Pejës, ku ndërroi jetë pak minuta pas pranimit. Motivet mbeten të paqarta, por dyshohet për konflikte pronësore mes vëllezërve që kishin nisur rreth një vit më parë.