Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikti për një kafshë dyshohet se çoi në plagosjen e tre personave në Klinë (VIDEO) 

NULL NULL
24.02.2025 12:21
Gazetarja Vesa Hoda, raporton drejtpërsëdrejti nga Klina

Mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës ndodhi një konflikt mes disa personave, ku njëri u plagos me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Sipas nënës së viktimave, konflikti kishte rrënjë nga një mosmarrëveshje e vjetër lidhur me një lopë të goditur nga viktimat akisdentalisht, çështje që ishte zgjidhur më herët mes familjeve, njofton Klankosova.tv.

Dy vëllezërit, të sapoardhur nga Italia, u takuan për kafe me të dyshuarin, moment pas të cilit shpërtheu konflikti.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ndiqni detajet, nga gazetarja Vesa Hoda,  në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.