Konflikti në Ukrainë: Moska mund të ‘mbrojë’ rebelët e mbështetur nga Rusia NULL NULL 08.04.2021 23:21 08.04.2021 23:21 Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se Moska mund të ndërhyjë për të ndihmuar banorët rusishtfolës në Ukrainën Lindore, nese Ukraina fillon një sulm të gjithanshëm ndaj separatistëve atje, shkruan BBC, transmetoin Klan Kosova. Rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia dhe trupat ukrainase janë përplasur në lindje të vendit. Rusia gjithashtu ka ngritur trupa në kufirin me Ukrainën. Zyrtari, Dmitry Kozak, tha se forcat ruse mund të ndërhyjnë për të ‘mbrojtur’ qytetarët e saj. “Gjithçka varet nga shkalla e ndezjes”, tha ai, duke paralajmëruar se një përshkallëzim mund të shënojë “fillimin e fundit” për Ukrainën – “jo një goditje në këmbë, por në fytyrë”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë shprehur të dy shqetësime për rritjen e tensioneve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.