Konflikti në Siri: Donald Trump heq sanksionet ndaj Turqisë NULL NULL 23.10.2019 19:43 23.10.2019 19:43 SHBA po heqë sanksionet ndaj Turqisë pas ofensivës së saj të fundit kundër luftëtarëve kurdë në veri-lindje të Sirisë, thotë Presidenti Donald Trump. Vendimi i tij erdhi pasi Rusia u pajtua me Turqinë për të përdorur trupa për të zgjatur një armëpushim përgjatë kufirit sirian, njofton Klan Kosova. Ofensiva e Turqisë filloi pas vendimit të papritur të Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore në fillim të këtij muaji. “Lëreni që dikush tjetër të luftojë mbi këtë rërë të gjatë të gjakut”, tha presidenti amerikan. “Sanksionet hiqen derisa ndodhë diçka që ne nuk jemi të kënaqur,” njoftoi ai në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën. Ai tha se Turqia e kishte siguruar atë se do të ndalonte luftimet në rajon dhe do ta bënte të përhershëm armëpushimin e rënë dakord së fundmi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë 11 minuta më parë
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 14 minuta më parë