Konflikti Iran-Izrael, Shala: Nuk ka asnjë arsye që një shqiptar i Kosovës të shqetësohet (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 13:48 20.06.2025 13:48 Historiani Azdren Shala ka komentuar mbi përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të jetë shqetësuese për qytetarët e Kosovës. “Për mua nuk ka asnjë arsye që një shqiptar i Kosovës të shqetësohet për Iranin. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë arsye që një shqiptar i Kosovës të shqetësohet për Izraelin. Janë dy shtete që në fund të ditës po luftojnë për interesat e veta”, u shpreh Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Konflikti mes dy vendeve është intensifikuar në javën e fundit, me sulme të përditshme me raketa dhe mjete të tjera ushtarake, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme. Deklaratën e plotë, ndiqeni në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë