Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikti i Sudanit, raketat goditën tregun e Khartoum derisa bisedimet dështuan

NULL NULL
01.06.2023 16:46
AFP

Raketat goditën një treg në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, duke vrarë 18 persona dhe duke lënë më shumë se 100 të plagosur, thonë mjekët dhe banorët e atjeshëm.

Luftimet midis forcave rivale ushtarake vijnë pasi bisedimet e armëpushimit të ndërmjetësuara nga ShBA-ja dhe Arabia Saudite dështuan.

Dhuna e së mërkurës në tregun në Mayo në jug të Khartoum përfshinte zjarr artilerie dhe bombardime ajrore.

Ky sulm shkaktoi numrin më të madh të viktimave që nga fillimi i luftës edhe në kryeqytetin e Sudanit.

Kjo e çon numrin e vdekjeve të civilëve gjatë shtatë javëve në të paktën 883 persona, sipas numërimeve zyrtare – megjithëse numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Organizatat e lagjes, të cilat kanë ndihmuar banorët e Khartoum të furnizohen me ushqime dhe ilaçe,  e përshkruan atë si një situatë katastrofike dhe apeluan për mjekë dhe dhurime gjaku.

Me kaq shumë dhunë që ndodh në zonat urbane, civilët janë në rrezik të vazhdueshëm.

Të martën, ushtria dhe rivalët e saj nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kishin rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e armëpushimit humanitar të javës së kaluar për pesë ditë të tjera, në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA dhe Arabia Saudite.

Por të nesërmen ushtria u tërhoq nga bisedimet, duke pretenduar se RSF-ja nuk ishte e përkushtuar ndaj kushteve.

Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët kanë shkelur armëpushimin – duke shtuar se ajo mbetet e gatshme për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një armëpushimi kur ata ishin seriozë për t’i dhënë fund dhunës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.