Konflikti e dhuna shkaktarë të shpërnguljeve NULL NULL 06.05.2015 17:15 06.05.2015 17:15 Konflikti dhe dhuna në botë, po shihen si shkaktarë të shpërnguljes së njerëzve nga vendlindjet e tyre. Raportet tregojnë për shifra të larta të refugjatëve. Një raport i ri thotë se 38 milionë njerëz rreth botës, janë shpërngulur nga vendi ku jetojnë për shkak të konflikteve dhe dhunës, transmeton Al Jazeera. Raporti gjithëpërfshirës, i publikuar të mërkurën nga “Qendra e Brendshme Monitoruese e Shpërnguljeve”, pjesë e Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, ka shënuar një rritje prej 15 përqind të shpërnguljeve në nivel global. Në tri vite rresht shifrat po shkojnë drejt rritjes enorme. Jan Egeland, sekretari gjeneral i KNR, e ka përshkruar raportin si “thirrje emergjente” për diplomacinë ndërkombëtare, duke e theksuar se të shpërngulurit janë masivisht refugjatë që kanë qenë të detyruar të ikin nga vendet e tyre. Raporti ka listuar edhe 5 top vendet me numrin më të lartë të refugjatëve ku përfshihen Iraku, Sudani Jugor, Siria, Republika Demokratike Kongos dhe Nigeria. Evropa për herë të patë në më shumë se një dekadë, ka pasur numër të madh shpërnguljesh. Afër 650,000 njerëz janë zhvendosur nga Ukraina për shkak të luftës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.