Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfiskon mbi 130 kg marihuanë dhe arreston dy të dyshuar

NULL NULL
03.11.2017 16:52

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një depo në rajonin e Prizrenit, në të cilën dyshohej se ka substanca narkotike dhe në këtë depo gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gram secila, me peshë totale  rreth 59.5 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, njofton Klan Kosova.

Policia pas zgjerimit të hetimeve, ka identifikuar një lokacion të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në këtë depo janë gjetur 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale  rreth 71 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona dy persona A.S., dhe L.P.

Ndërsa dy të dyshuar tjerë (identiteti i njohur për policinë) janë në kërkim nga policia.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.