Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, me të po transportoheshin drunj pa dokumentacion NULL NULL 17.04.2025 20:55 17.04.2025 20:55 Foto Ilustruese Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanjevë të Shtërpcës. Në njoftimin e policisë thuhet me këtë automjet po bëhej transportimi i drunjve pa dokumentacion. “Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve”, njësitet e policisë nga stacioni policor në Shtërpcë, kanë realizuar një aksion në fshatin Kashtanjevë, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “gjip” me targa të skaduara, i cili transportonte drunj pa dokumentacion përkatës”. “Aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore”, thuhet tutje në njoftim.