Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar NULL NULL 22.11.2024 14:49 22.11.2024 14:49 Lamborghini Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur në një automjet pa targa. Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte një 11-vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte babai i tij, transmeton Klankosova.tv. “Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit ‘Lamborghini’ pa tabela të regjistrimit, e poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë. “Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , i njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit”.