Konfiskohen armët e “kosovarëve” të Kumanovës NULL NULL 15.05.2015 17:18 15.05.2015 17:18 Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka bastisur shtëpitë e shtetasve të Kosovës që janë arrestuar në Maqedoni në rastin e Kumanovës. Përveç shtëpive të të arrestuarve mësohet se janë bastisur edhe shtëpitë e personave që supozohet se janë vrarë në përleshjet në Kumanovë më 9 maj. Policia ka bastisur edhe shtëpitë e Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt për të cilët jo zyrtarisht janë të vrarë. Në një komunikatë të përbashkët të policisë dhe prokurorisë thuhet se sot në orët e hershme të mëngjesit, është realizuar planin operativ i koduar “kontrolla”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për realizimin e operacionit të gjerë në nivel të vendit, i cili ndërlidhet me dyshimet për vepra të rënda penale. Sipas komunikatës ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të veprave kriminale dhe ka përfshirë gjashtë rajone të Kosovës si në; Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren. Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë shoqëruar për intervistim njëmbëdhjetë persona, si dhe janë bastisur tridhjetë e tetë lokacione të ndryshme, kryesisht shtëpi banimi. Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të llojeve të ndryshm *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë