Konfirmon Prokuroria e Pejës: Tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan NULL NULL 11.12.2021 21:45 11.12.2021 21:45 Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Peje, Agim Kurmehaj, ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur para disa ditësh në Gllogjan. “Pas ndodhisë kemi filluar hetimet intensive së bashku dhe me ndihmën e Prokurorit të Shteti dhe nëjsive relevanete policore dhe pas punës intensive, me vendimin e prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë””, ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ai tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin detaje dhe po për këtë arsye s’do të pranojnë pyetje nga gazetarët. “Prokurorja ka caktuar dhe lëshuar vendimin për 48 orë ndalim dhe është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës për masën në procedurë penale. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, s’mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e këtij rasti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë