Konfirmon Odalloviq: Afër Rashkës u gjetën mbetjet mortore të 15-17 personave NULL NULL 19.11.2020 09:13 19.11.2020 09:13 Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalloviq, konfirmoi se eshtrat e personave të panjohur, të cilët supozohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës, u gjetën afër Rashkës, në qytetin e Kizhevakut. Megjithatë Odaloviq, tha se sipas informacioneve që ka, duhet të ketë 15 deri në 17 mbetje në atë vend, por gjithashtu theksoi se derisa të konfirmohet identiteti i tyre, nuk mund të thuhet me siguri se janë shqiptarë të Kosovës. “Supozohet se trupat janë të shqiptarëve të Kosovës, por derisa të konfirmohet identiteti i tyre, nuk do të jemi të sigurt. Gjetëm gjurmët e para dje – rroba dhe kocka, puna në vend u ndalua, gjykatësi tashmë ka marrë përsipër çështja dhe lëshoi një urdhër për të filluar së pari nesër”, tha Odalloviq për RTS, transmeton Klan Kosova.