Konfirmohet intervistimi i Nagip Krasniqit nga Prokuroria Speciale NULL NULL 04.12.2024 17:30 04.12.2024 17:30 Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Foto | Zyra e Kryeministrit Nagip Krasniqi sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga. Ibrahimaga tha se intervistimi ka të bëjë me çështjen e njëjtë, pra dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare. “Kjo është intervista e dytë për të njëjtën çështje, pra atë të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, në rastin e rregullimit të kalldajës. Tjetër hetim nuk ka në lidhje me z. Krasniqi”, tha ai. Lidhur me rastin Prokuroria Speciale ende nuk është deklaruar, njofton Klankosova.tv