Konfirmohet: I akuzuari është ish-kreu i Obiliqit NULL NULL 08.05.2015 17:16 08.05.2015 17:16 Ish-kryetari i Obiliqit, Mehmet Krasniqi është akuzuar sot për korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ky i fundit i kontaktuar nga televizioni ka mohuar të jetë ngritur akuzë ndaj tij. Porse, pasardhësi i tij në postin e të parit të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka konfirmuar për Klanin se aktakuza është ngritur pikërisht ndaj ish-kryetarit, Mehmet Krasniqi lidhur me rastin e hetimeve për korrupsion në këtë komunë. “Prokuroria neve na ka dhënë afat prej 60 ditësh për t`i dorëzuar të gjitha faktet dhe dëshmitë që kanë të bëjnë me këtë rast” tha ai. Ndryshe, ish-kreu i Obiliqit, akuzohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim”, dhe “Mashtrimi në detyrë”. Pos tij , në mesin e të akuzuarve janë edhe tetë zyrtarë tjerë të Obiliqit./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë