Konfirmohet: 19-vjeçarja vdiq pas sulmit nga qentë dingo në Australi NULL NULL 06.03.2026 12:46 06.03.2026 12:46 Vdekja e 19-vjeçares kanadeze në Australi është konfirmuar se është shkaktuar nga sulmi i qenve dingo. Trupi i Piper James, u gjet më 19 janar, i rrethuar nga rreth dhjetë dingo në K’Gari (i njohur më parë si Ishulli Fraser), pranë bregut lindor të Queensland. Sipas mjekut ligjor, Piper vdiq si pasojë e plagëve të shumta nga qentë, raporton BBC, trasnemton Klankosova.tv Rreth 200 dingo jetojnë në K’Gari dhe mbrohen si specie vendase me ligj. Sulmi i fundit fatal nga një qen dingo në ishull ishte në vitin 2001, kur një djalë 9-vjeçar u sulmua për vdekje. /Klankosova.tv