Konferenca e donatorëve në Varshavë, i pranishëm Rama NULL NULL 05.05.2022 08:26 05.05.2022 08:26 Në Poloni janë mbledhur disa nga krerët më të lartë të Evropës me synimin për të mbledhur më shumë ndihma në mbështetje të Ukrainës. Në Konferencën e donatorëve që zhvillohet sot në Varshavë është i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Konferenca mirëpritet nga kryeministri polak dhe homologia suedeze. Te pranishëm janë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kreu i Keshillit Evropian Charles Michel etj. Rama konfirmoi se Shqipëria do të dhurojë një shumë monetare, por nuk specifikoi shumën./Euronews