Komunat rebele, Graçanica e Obiliqi i falin nga 100 euro (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 31.08.2023 20:42 nga Agnesa Sahiti 31.08.2023 20:42 100 euro të tatimit në pronë do t’u falen qytetarëve të Graçanicës e Obiliqit. Kjo e fundit vendimin e mori të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme. “Duke pasë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike dhe inflacionin e lartë, kryetari Xhafer Gashi, së bashku me anëtarët e kuvendit e ka parë të arsyeshme të merret një vendim i tillë”, deklaroi Vlora Mjekiqi Kabashi, Kryesuese e Kuvendit Komunal në Obiliq. Ndihmën e qytetarëve si arsye të verdiktit e potencojnë edhe nga komuna e parë që e kaloi atë, ajo e Graçanicës, transmeton KlanKosova.tv. E pikërisht ishte Asociacioni i Komunave të Kosovës që e dërgoi Ligjin për Tatimin në Pronë në Gjykatën Kushtetuese. Ky institucion shqetësim kryesor kishte pikërisht faljen e një pjese të tatimit, me arsyetimin se qeveria po ndërhyn në kompetencat vetanake të qeverisjes lokale. Megjithatë, asnjëra nga këto dy komuna nuk thonë të jetë kundër AKK-së. Ky vendim i kushton Komunës së Obiliqit rreth 250.000 euro, derisa asaj të Graçanicës mbi 400,000. Këto zhvillime nuk ka dashur t’i komentojë Asociacioni i Komunave të Kosovës, derisa janë optimistë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të tyre.