Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komunat po rrënohen financiarisht, Qeveria po hesht para krizës së kontratës kolektive

NULL NULL
25.06.2025 16:57
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ngre alarmin për një krizë të thellë financiare që po godet pushtetin lokal, si rezultat i vendimeve gjyqësore që burojnë kryesisht nga kontrata kolektive, një akt që është imponuar nga niveli qendror, por që po e shkatërron financiarisht nivelin lokal.

Sipas drejtorit ekzekutiv të AKS-së, Sazan Ibrahimi, deri më sot, komunave iu janë marrë mbi 46 milionë euro si pasojë e vendimve gjygjësore ku shumica dërrmuese e të cilave shkojnë për zbatimin e një kontrate kolektive që as nuk është negociuar, as nuk është financuar nga vetë komunat.

Kjo është një padrejtësi e rëndë institucionale dhe financiare që po paralizon zhvillimin lokal.

Ibrahimi ka renditur komunat që janë dëmtuar më së shumti.

• Prishtina – mbi 6.2 milionë euro;
• Ferizaj – rreth 6 milionë euro;
• Prizreni – mbi 4.8 milionë euro;
• Deçani – 3.2 milionë euro;
• Mitrovica – 2.4 milionë euro;
• Peja, Rahoveci, Vitia – mbi 2 milionë euro secila;
• Vushtrria – mbi 1.7 milionë euro;
• Skenderaj dhe Suhareka – mbi 1 milion euro;

“Komuna e Ferizajit pothuajse e ka të bllokuara xhirollogarinë, duke mos qenë në gjendje të bëjnë as pagesat bazike. Nëse ky trend vazhdon, shumë projekte kapitale do të mbesin të pazbatuara, e qytetarët do të mbeten pa shërbime jetike”, deklaroi Ibrahimi transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se Qeveria po hesht, edhe pse e di që kjo situatë është pasojë e nivelit qëndror e jo atij lokal dhe e shkaktuar nga vetë ajo.

“Ka refuzuar me vite të ballafaqohet me problemin e kontratës kolektive, duke ia faturuar padrejtësisht komunave një barrë të papërballueshme”, shtoi ai.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave ka kërkuar zgjidhje urgjente duke i renditur disa pika:

• Krijimin e një fondi emergjent nga niveli qendror për mbulimin e borxheve që nuk janë prodhuar nga komunat;
• Ndryshimin rrënjësor të qasjes qeveritare ndaj pushtetit lokal dhe një rishikim serioz të kontratës kolektive.

Mosreagimi i mëtejshëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike por është dëm i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të këtij vendi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.