Komunarët shëtitës të Shtimes NULL NULL 08.05.2015 09:00 08.05.2015 09:00 Shtimja megjithëse një nga komunat me buxhetin më të vogël, nuk e ka problem që të ndaj para për të shkuar në ekskursione e vizita. Duket se zyrtarët e komunës së Shtimes kanë bërë punë të madhe ndaj dhe kishin nevojë për pushim. Por, për të paguar këtë vizitë ata nuk futën fare duart në xhepat e tyre. Kjo sepse qeverisja lokale e Shtimes pagoi 3500 euro për të dërguar punonjësit e saj në ekskursion në Shqipëri. Fitues tenderit është kompania “Arbeni Tours” Sh.p.k, i cili në kontratë paraqitet si ofertuesi më i lirë. Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, tha se ai nuk ka informata të mjaftueshme lidhur me natyrën dhe mënyrën e financimit të vizitës. Ai poashtu tha se sipas informatave që ka, kjo vizitë është private, pra e financuar nga vetë pjesëmarrësit. Mirëpo kjo është jashtë çdo logjike ngase për vizita private nuk hapen tenderë publik. Muhadin Halili nga prokurimi i komunës së Shtimes, i kontaktuar nga Klan Kosova dha verzionin zyrtar lidhur me çështjen. Sipas Halilit nuk ka asgjë të panatyrshme në hapjen e këtij tenderi për arsyet që ceken në të. “Kjo vizitë ka qenë e programuar në buxhetin e këtij viti. Vizita të tilla për zyrtarët e komunës organizohen çdo vit.”- tha Halili për Klan Kosova. Por, zyrtari i prokurimit të Shtimes, z.Haliti, nuk mundi të thotë dot pse duhet komuna të paguajë për të tilla vizita. Poshtë gjeni dokumentin i cili tregon financimin e vizitës nga paratë publike dhe të gjitha modalitetet tjera të kësaj çështje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day