Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna me urdhëresë ndalon qarkullimin e trotineteve në sheshin e Mitrovicës së Jugut

NULL NULL
19.09.2022 11:14

Komuna e Mitrovicës së Jugut me urdhëresë e ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu kjo komunë, ua ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në hapësira ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve, njofton Klan Kosova

“Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.