Komuna e Vushtrrisë: Nuk dorëzohemi NULL NULL 17.06.2015 17:45 17.06.2015 17:45 Me rastin e sulmit ndaj kryetarit të komunës, Bajram Mulaku dhe familjes së tij nga Muhamet Mërrnica, qeveria komunale e Vushtrrisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga nënkryetari i saj Dibran Perçuku, ka dënuar ashpër këtë rast. “Qeveria Komunale dënon ashpër këtë akt të rëndë dhe kërkon nga organet e drejtësisë që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë” thuhet në reagimin e tyre. Zyrtarë të kësaj komune thonë se do të vazhdojnë punën dhe nuk do të dorëzohen para sulmeve dhe shantazheve, që siç thanë ata “vijnë nga persona që për qëllim kanë realizimin e interesave personale në rrugë të kundërligjshme”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.