Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Skënderajt: U bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar që mos i vënë flakën tokave bujqësore

NULL NULL
01.07.2024 17:06
Zjarret Skenderaj
Zjarret Skenderaj

Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve atje kanë shpërthyer një numër i zjarreve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ka dyshime që zjarret janë qëllimshme nga njerëzit.

“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin”.

“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.