Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Prishtinës rinovoi 23 shkolla e çerdhe gjatë verës (VIDEO)

NULL NULL
10.09.2022 18:41

Disa lagje në kryeqytet pritet të bëhen me shkolla.

Por ende asgjë nuk është punuar në Sofali, e që parashihej të niste qysh në muajin korrik. Në atë kohë Komuna e Prishtinës i kishte thënë “Ju Flet Prishtina” se gurëthemeli këtij institucioni arsimor do t’i vihet brenda dy javësh.

E një kërkesë e kamotshme e banorëve të lagjes Veternik është drejt realizmit meqë është marrë vendimi për ndërtimin e një shkolle fillore në këtë lagje.

Derisa banorët aktualisht i dërgojnë fëmijët në shkollat e lagjeve përreth nga se nuk kishin të tyren, njofton Klan Kosova.

Edhe lagjia Mati1 është në plan që të bëhet edhe me një institucion arsimor. E shkolla fillore “Pavarësia” në kryeqytet, ku vijojnë mësimet fëmijët e kësaj lagjeje, kurdo që të fillojë viti i ri shkollorë, do të hapë dyert për rreth 1,800 nxënës.

E hapësirat aktuale sipas drejtorit të shkollës, Shefki Rusinofci, stërngakohen me këtë numër nxënësish, me deri në 40 për një paralele.

Ai thotë se puna me tre ndërrime shkakton telashe përpos në procesin e mësimnxënies e mësimdhënies edhe në përgatitjen teknike të mësimit.
https://www.youtube.com/watch?v=NDPL-r7ivo4

 

 

lajme të ngjashme