Komuna e Prishtinës jep 600 euro për hektar me grurë, e 10 centë për litër qumështi (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 19.10.2022 20:23 nga Arbëresha Fazliu 19.10.2022 20:23 Komuna e Prishtinës do të ua subvencionojë bujqve, me pagesë direkte, mbi 80 për qind të shpenzimeve për mbjelljen e grurit nga 50 ari deri në 2 hektarë. Të martën, në sportelet e Drejtorisë së Bujqësisë aplikuan bujq për të marrë pagesat, që në total deri me datë 19 kanë aplikuar 400 fermerë, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 24 tetor. Drejtori i këtij dikasteri të komunës, Plator Gërdovci, tha se ka hapur thirrje edhe për pagesa direkte për qumështin, 10 cent litrin dhe do të ua sigurojë ushqimin viçave.