Komuna e Prishtinës, e hapur edhe të shtunave (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 23.07.2022 20:31 nga Agnesa Sahiti 23.07.2022 20:31 Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që zyrat e gjendjes civile nga 23 korriku e deri më 30 shtator të punojnë edhe të shtunave. Në ditën e parë të vikendit puna do të nis ënë ora 10:00 dhe do të përfundojë në 14:00, njofton Klan Kosova. E ajo nuk do të ndalet as në kohën e pauzës gjatë ditëve tjera të javës. Sipas komunarëve ky vendim u mor pas rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale gjatë muajve të verës, kur edhe vijnë bashkatdhetarët. E këtë mundësi e vlerësuan kryeqytetasit dhe mërgimtarët që të shtunën dolën për tu pajisur me dokumente.