Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Prishtinës bëhet me platformë dixhitale për subvencionet

NULL NULL
05.09.2017 11:36

Komuna e Prishtinës prezantoi sot platformën e re dixhitale për menaxhimin e subvencioneve në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, platformë kjo e realizuar në bashkëpunim me UNDP-në.

Nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi, tha se përmes kësaj platforme po nisin një fazë të re të dixhitalizimit, që do të vazhdojë edhe nëpër drejtoritë e tjera.

“Në fazën e parë, do të jetë si pilot-projekt, kurse në fazën tjetër nga viti 2018 të gjitha aplikimet për subvencnione nga DKRS do të bëhen vetëm online përmes kësaj platforme. Gjatë pilotimit do të shohim nëse eventualisht ka ndonjë mangësi platforma, në mënyrë që t’i bëjmë të gjitha përmirësimet e nevojshme”, theksoi Nushi, duke shtuar se përmes platformave të tilla kemi për qëllim të lehtësojmë qasjen e qytetarëve në proceset që i menaxhon Komuna, duke e rritur kështu transparencën dhe llogaridhënien.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Besart Vllahinja, tha se që nga viti 2014 kanë  rregulloren që lehtëson punën në ndarjen e subvencioneve në këtë drejtori.

“Përfshirja e komunitetit në vendimmarrje për ndarjen e subvencioneve ka qenë hapi i parë drejt transparencës në këtë sektor. Tani përmes kësaj platforme dixhitale gjithçka do të jetë online, që nga thirrjet për palët, aplikimi, shpërndarja e informatave të nevojshme, e deri tek rezultatet e vlerësimit. Për më tepër, me automatizëm do ta përditësohet kalendari kulturor me projektet që mbështeten nga Komuna e Prishtinës”, tha ndër të tjera Vllahinja, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.