Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike NULL NULL 16.06.2025 12:18 16.06.2025 12:18 Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë. Sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme, transmeton Klankosova.tv. “Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të përsëritet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00”, u bë e ditur në njoftim. “Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 2 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 3 orë më parë