Komuna e Malishevës nis shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” (FOTO) NULL NULL 05.03.2025 15:03 05.03.2025 15:03 Në Komunën e Malishevës kanë filluar aktivitetet e parapara për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. Në kumtesën për media bëhet e ditur se sot në të gjitha shkollat e komunës, orët e para të mësimit iu kushtuan “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa u mbajt edhe një seancë solemne e Kuvendit të Komunës. Aty u fol se si 27 vjet më parë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja Jashari luftoi dhe u flijua për lirinë e vendit. Pas kësaj mbledhjeje, u bënë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz. Tutje bëhet e ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve dhe flakadanëve në kompleksin “Kodra e UÇK-së” në Ngucat.