Komuna e Malishevës: Ka ndërruar jetë veterani i luftës Mehmet Kastrati, i prekur me Covid-19 NULL NULL 10.07.2020 09:19 10.07.2020 09:19 Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. “I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. “I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë