Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Malishevës apel qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë

NULL NULL
06.01.2026 09:38

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.

Si pasojë e këtyre reshjeve shumë rrugë janë bllokuar.

“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës.

lajme të ngjashme