Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Deçanit pritet të hyjë në grevë të përgjithshme institucionale

NULL NULL
30.05.2016 16:04

Komuna e Deçanit do të marrë edhe hapa më radikal kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat rreth Manastirit të Deçanit dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, njofton Klan Kosova.

Sipas komisionit të formuar nga asambleja komunale, komuna po shqyrton mundësinë e futjes në grevë institucionale, deri në rrëzimin e vendimit e kushtetueses, vendim ky që e bënë Manastirin pronarë të një pjesë të konsiderueshme përrreth tij dhe të dy ndërmarrjeve, që Komuna pretendon se janë të sajat.

Hapa të tjerë që pritet të ndërmerren janë edhe organizimi i një peticioni, “i cili ka funksion shprehjen e pakënaqësisë dhe pa pajtueshmërisë më vendimin e pa drejtë dhe diskriminues të Gjykatës Kushtetuese”, dhe protesta gjithë popullore.

Këta hapa pritet të zyrtarizohen nesër, pasi që, sipas një njoftimi të Komunës së Deçanit, të martën në orën 10:00 do të dilet me vendimet konkretet dhe përfundimtare.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.