Kompjuteri i ri i Archos, vetëm 99 dollarë NULL NULL 29.06.2015 09:56 29.06.2015 09:56 Windows 10 është dizajnuar për të operuar në pajisje të llojeve të ndryshme nga kompjuterët dhe tabletët, tek pajisjet hibride, telefonat ekranet gjigandë për konferenca të Microsoft-it, Surface Hub, dhe konsola e saj Xbox One. Shumë kompani po përdorin këtë sistem operativ tek pajisjet e tyre të reja. Një ndër to është edhe kompania franceze Archos. Archos e quan PC e saj Windows 10 si “kompjuteri më i fundit portativ”. Archos PC Stick është një kompjuter Windows që mund të lidhet me çdo televizor ose monitor që ka një portë HDMI. Disa nga veçoritë e këtij kompjuteri janë: Procesori Intel Atom Z3735F CPU me katër bërthama me shpejtësi 1.33GHz Karta grafike me dy bërthama Intel HD (gjenerata e shtatë). 2GB RAM 32GB hapësirë të brendshme (plus karta microSD) Wi-Fi Bluetooth 4.0 Portë microUSB Portë USB Përmasat: 113 x 37.6 x 14mm; Peshon: 60g Në SHBA kushton vetëm 99 dollarë (109 euro në Evropë dhe 79 paundë në Britani).