Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në panairin e ushqimit në Gjermani NULL NULL 11.10.2015 11:29 11.10.2015 11:29 Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me anë të një njoftimi në Facebook ka treguar se shumë kompani kosovare janë pjesë e panairit të ushqimit dhe pijeve që po mbahet në Gjermani. Bajrami ka thënë se kjo pjesëmarrje e kompanive vjen si rezultat i bashkëpunimit të këtyre kompanive me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si dhe agjencive dhe donatorëve mbështetës. “Dje vizitova prezantimin e produkteve të kompanive kosovare në panairin e ushqimit dhe pijeve ANUGA i cili po mbahet nga data 10-14.10.2015 ne Köln të Gjermanisë, panair ky më i madhi i këtij sektori në Evropë.” “Kjo pjesëmarrje e kompanive vjen si rezultat i bashkëpunimit të kompanive prodhuese kosovare me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), donatorët: USAID, Sëisscontact, UNDP si dhe Shoqatës Kosovare të Përpunuesve Pemë dhe Perime.” “Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në panair janë Bodrumi i vjetër – Rahovec, Liri, Sole Kosova, Hit flores, Fungo FF, Golden Eagle, Frutomania, Abi Elif, Baha, Eko Ëine, Ëinery Rahovec,” ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova. Më tej, ministrja ka treguar mundësitë që kanë kompanitë kosovare në këtë panair si dhe ka shpalusur ndryshimet që janë bërë në politikat fiskale dhe lehtësirat që po krijon qeveria në klimën e të bërit biznes. “Panairi ka karakter ndërkombëtar dhe marrin pjesë mbi 90 vende nga tërë bota me një pjesëmarrje prej mbi 6.700 pjesëmarrës (ekspozues). Prodhuesit kosovar pjesëmarrës në këtë panair do të kenë mundësinë të ekspozojnë produktet e tyre dhe të krijojnë lidhje biznesi e marrëdhënie kontraktuale me partnerë nga e mbarë bota.” “Gjithashtu dje, e shoqëruar nga konzulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj patëm një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani, union ky i themeluar para dy viteve, me rreth 200 anëtarë.” “Përfaqësuesit e bizneseve i njoftuam se po ndryshon ambienti i biznesit. Kemi rifunksionalizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE) i cili paraqet një platformë të rëndësishme për dialogun publiko-privat dhe për adresimin e barrierave dhe sfidave të bizneseve. Ju treguam se Qeveria po merret shume seriozisht me të gjitha barrierat dhe kërkesat e bizneseve, të cilat pastaj po i adresojmë tek mekanizmat përkatës në kuadër të këtij Këshilli” “Një nga lehtësirat që po i krijon Qeveria për biznese është edhe implementimi i pakos së re fiskale, e cila ka hyrë në fuqi që nga 1 shtatori i këtij viti dhe se tashmë bizneset kanë filluar t’i ndjejnë efektet e saj. Ajo njëkohësisht bëri të ditur se është në finalizim udhëzimi administrativ për pushime tatimore, ku bizneset e caktuara do të lirohen nga tatimi në fitim gjatë investimeve,” ka shtuar Bajrami. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025