Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kompania m’i mori 30 mijë euro më shumë, Ministria s’erdhi të shohë shtëpinë” (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2025 19:35

Avni Ilazi nga Shtimja, i cili kishte dorëzuar tri herë dokumentet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfitoi mbi 46 mijë euro nga e njëjta për ta ndërtuar shtëpinë. 31-vjeçari, i cili jetonte vetë i 17-ti, mezi priti hapjen e themeleve të shtëpisë së tij, raporton Kiks Kosova.

Por gëzimi atij iu pre në gjysmë qysh ditën kur shkoi në Ministri të nënshkruante kontratën për ndërtimin e shtëpisë.

Ndonëse Avniu ishte marrë vesh me një kompani që ta ndërtojë shtëpinë për 38 mijë euro me të gjitha mobiliet, zyrtarët që ia dhanë kontratën patën një kusht.

31-vjeçari thotë se ata ia lëshuan në dorë një letër ku shkruante emri i kompanisë “NB Projekt” me pronar Naim Povataj dhe një numër telefoni që ai detyrohej ta telefononte për t’ia ndërtuar shtëpinë. /Klankosova.tv

Kronikën me detaje mund ta ndiqni më poshtë:

lajme të ngjashme