Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kompania kineze e dronëve pezullon biznesin në Rusi dhe Ukrainë

NULL NULL
27.04.2022 06:27
dronet

Gjiganti i dronëve DJI Technology Co Ltd, është bërë kompania e parë e madhe kineze që ndaloi së bëri biznes në Rusi dhe Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Kompania, e cila është prodhuesi më i madh në botë i dronëve konsumatorë dhe industrialë, tha në një deklaratë se do të pezullonte përkohësisht operacionet e saj në Rusi dhe Ukrainë.

“DJI po rivlerëson nga brenda kërkesat e pajtueshmërisë në juridiksione të ndryshme. Në pritje të shqyrtimit aktual, DJI do të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet e biznesit në Rusi dhe Ukrainë”, thuhet në deklaratën e saj.

Të mërkurën, një zëdhënës i DJI i tha Reuters se masa nuk ishte “për të bërë një deklaratë për ndonjë vend, por për të bërë një deklaratë në lidhje me parimet tona”.

“DJI urren çdo përdorim të dronëve tanë për të shkaktuar dëm dhe ne po pezullojmë përkohësisht shitjet në këto vende për të siguruar që askush të mos përdorë dronët tanë në luftime”, tha zëdhënësi.

Ushtria dhe qytetarët ukrainas kanë akuzuar DJI për rrjedhjen e të dhënave të tyre në Rusi, por firma ka mohuar  akuzat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.