Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kompania gjermane “Munda” me 200 vende pune do të hapet në Kosovë

NULL NULL
07.03.2023 18:50

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në takim përfaqësuesit e biznesit gjerman “MUNDA, MENTOR UND AUNDE”, të sapo regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, si biznes i ri “Munda Kosova”, Peter Bolten, pronar i Aunde, Ëildo Ëeyer, pronar i Mentor, Kai Mauxel, drejtor i Munda-së, dhe Kushtrim Grainca, menaxher i Industrisë Inxhinjerike.

Kompania “Munda” merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve, transmeton Klan Kosova.

Investimi i kompanisë “Munda” në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës pritet të sjellë edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative.

Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e “Munda” për lehtësirat që i kanë ndërmarrë përmes plotësimit të legjislacionit që ndihmon qasjen e investitorëve në Kosovë.

Ndërsa përfaqësuesit e “Munda” u shprehën të kënaqur dhe njoftuan se gjatë viteve në vijim planifikojnë të zgjerojnë biznesin edhe më shumë me produkte tjera dhe të krijojnë partneritete me bizneset dhe ndërmarrësit vendorë të cilat do të kontribuojnë në transformimin e industrisë së Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

lajme të ngjashme