Komiteti Olimpik aktivitet me moton “Rri n’shpi, bëj sport” NULL NULL 06.04.2020 08:25 06.04.2020 08:25 Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar një aktivitet më ndryshe në shënimin e përvjetorit të Ditës së Sportit të Paqes. Se si do të organizohet kjo sivjet e ka shpjeguar kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani. Ai në një lidhje direkte në lajmet e mëngjesit në Klan Kosova, ka thënë se ky aktivitet këtë vit do të organizohet në mënyrë virtuale. “Vitin e kaluar e kemi organizuar me dy mijë fëmijë në stadiumin Fadil Vokrri, duke bërë që fëmijet të merret me sporte të ndryshme. Këtë vit për shkak të gjendjes në Kosovë ne e kemi organizuar në mënyrë virtuale”. Hasani theksoi se KOK-u po synon që sivjet të bëhet konkurrentë për një çmim të organizatës Sporti dhe Paqja. “Sivjet duam të bëhemi konkurrentë të një çmimi të organizatës Sporti dhe Paqja. Mjafton një fotografi më simbolin e kësaj dite. Ai simbol është një fletë e bardhë e qet përpara me moton “Rri në shtëpi dhe bëj sport. Kjo nuk duhet të shihet vetëm në aspektin sportiv, por edhe si kënaqësi e qëndrimit në shtëpi me anëtarët e familjes “. Ai shtoi se për fotot dhe videot më kreative parashihen edhe shpërblime. “Kemi paraparë shpërblim për fotot më kreative: 150 euro për çmimin e parë, 100 për të dytin dhe 50 euro për të tretin. Po ashtu edhe për videot kemi paraparë shpërblime 300 euro, 200 euro, dhe 100 euro për të tretën. Ne presim një pjesëmarrje së paku të një për qind të popullatës dmth diku 17 mijë persona të marrin pjesë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025