Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon Grupin e Miqësisë nga Kuvajti 

NULL NULL
12.04.2018 16:06

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Duda Balje, priti në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë nga Kuvajti.

Gjatë takimit, Balje prezantoi punën e komisionit që ajo drejton, fushat kryesore të përgjegjësisë dhe sfidat me të cilat ai përballet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet.

Deputetja Balje poashtu i njohu parlamentarët kuvajtianë me ligjet të cilat komisioni i ka në procedurë të shqyrtimit, për temën e ndjeshme të të pagjeturve, për peticionet që adresohen nga qytetarët dhe të tjera, njofton Klan Kosova.

Aspekte të punës së komisionit paraqitën edhe anëtarë të tjerë të tij, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit midis dy shteteve, theksuan nevojën për mbështetje fusha të ndryshme.

Kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, Waleed Al- Tabtabaie, marrëdhëniet e deritashme midis dy vendeve i konsideroi të mira dhe shtroi nevojën që të vazhdohet në këtë frymë.

Ai poashtu shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në shumë segmente, si: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, sferën sociale etj.

Kreu i grupit të miqësisë nga Kuvajti shprehu dëshirën që shteti i Kosovës të forcohet çdo ditë e më shumë se çdo segment.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.