Komisioni i Rithemelimit zgjedh kryetarët e PD-së në disa degë NULL NULL 16.04.2022 22:01 16.04.2022 22:01 Numërimi i votave për zgjedhjen e krerëve të tetë degëve të PD-së ka përfunduar në shtatë prej tyre. Kandidati Hajredin Bakiasi është zgjedhur kryetar i PD-së dega Skrapar, pasi siguroi 69 për qind të votave. Në degën Paskuqan u shpall fitues Anton Lek Pjetërnikaj me 86 për qind të votave. Gjithashtu është mbyllur votimi në Tiranë, dega 10 e PD-së, dhe pas numërimit u shpall kryetar Andi Gani Beliu me 65 për qind të votave. Kryetar i PD-së dega 16 Tiranë, u shpall Eduard Gani Rexha me 69.7 për qind të votave. Në degën Kuçovë pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Myslim Isuf Haxhi me 57 për qind të votave. Blendi Himçi u zgjodh kryetar i degës së PD-së Elbasan, ku votuan 1154 anëtarë dhe Himçi mori 765 vota. Kryetare e PD-së Dega 6 Tiranë, u shpall Onelda Gjin Zefi me 79.7 për qind të votave. Partia Demokratike mbajti sot zgjedhjet në tetë degë. Procesi i votimit është hapur në orën 08:00 dhe është mbyllur pasdite në orën 18:00.