Komisioni Europian me politikë të re për emigracion NULL NULL 13.05.2015 15:34 13.05.2015 15:34 Komisioni Europian aprovoi agjendën e një politike të re të emigracionit. Shefja e çështjeve të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka përcjellë në profilin e saj në Twitter të rejat e fundit mbi çështjen e shumëdiskutuar. Agjenda e bllokut mbi emigracionin është adoptuar nga Komisioni, – shkruan Mogherini, e cila falenderon Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, zv.presidentin Frans Timmermans, si dhe komisionerin e çështjeve të brendshme dhe emigracionit, Dimitris Avramopoulos për atë që e cilëson një “punë të shkëlqyer skuadre”. Përballë një emergjence dramatike, Europa më në fund e kuptoi se koha nuk premton më dhe këto javët e fundit ka hedhur hapa gjigantë duke u dhënë një përgjigje globale sfidave komplekse të emigracionit, – shkruan kryediplomatja europiane. Timmermans, nga ana tjetër, foli për propozime shumë ambicioze që rrjedhin nga diskutimet dhe kritikat e mëdha. Nuk janë fiksuar ndërkohë numra për shpërndarjen e emigrantëve të zbarkuar tashmë, ndërsa përqindjet e vendeve pritëse do të jenë të ndryshme. Këto janë vetëm disa nga detajet e para të takimit të sotëm ku ka hedhur rrënjë kësisoj sistemi i kuotave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.