Komisionerja e LDK-së ngrit dyshime për manipulime: Tre fletvotime pa vulë për VV-në në një klasë në Pejë NULL NULL 16.02.2025 15:44 16.02.2025 15:44 Në një raport nga një qendër vendvotimi në Pejë, një komisionare e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet të ketë identifikuar tre fletvotime pa vulë, kësisoji duke ngritur dyshime për të ashtuquajturin ‘tren bullgar’. Ky është raportimi i komisioneres sipas Nacionale, transmeton klankosova.tv. ”Raport për Qendrën e Votimit në Nabergjan (Komuna e Pejës) me numër 1724/03 Gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e numërimit 1724, në klasën 03, janë identifikuar tri (3) fletë votime të pa vulosura nga Komiaionerja e LDK-së Genesa Bërbati. Pas numërimit të votave ajo ka raportuar se në klasën 03 të kësaj Qendre kanë hasur në 3 (tri) fletëvotime të pavulosura si dhe 27 fletëvotime të pavlefshme të cilat ani pse ishin të shenjëzuara anash emrit të partisë LDK nuk i ka lejuar që të numërohen si të vlefshme. (shqetësimi ynë është tek 3 fletëvotimet e pa vulosura të cilat kanë mundur të shpërndahen jashtë Qendrës së votimit dhe të deformohet / demtohet procesi zgjedhor) Vlenë të cekët se gjatë menaxhimit të këtij procesi në klasën 03 të kësaj Qendre, administrator i vulës ishte Istref Iberdemaj Komisioner i partisë Vetëvendosja”.