Komisioneri Hahn kërkon maturi NULL NULL 10.05.2015 11:29 10.05.2015 11:29 Saint Malo, west in France. Johannes Hahn, commissioner for regional policy, during his speech at the general assembly and fortieth birthday of the CRPM. Pas ngjarjeve të së shtunës në Kumanovë, reagoi komisioneri Johanes Hahn, i cili kërkoi maturi e vetpërmbajtje. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, u shpreh i shqetësuar dhe kërkoi që të hetohet ajo që ndodhi të shtunën në Kumanovë. “Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në rajonin e Kumanovës, ku u vranë dhe plagosën njerëzit. Ne presim nga Qeveria dhe të gjithë liderët politikë dhe udhëheqësit e komunitetit që të punojnë së bashku për të rivendosur paqen dhe për të hetuar plotësisht ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente, në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e komisionarit Hahn, Hahn kërkoi përmbajtje nga të gjithë akterët, shmangie të përshkallëzimit të situatës, në interes të stabilitetit dhe interesit të përgjithshëm të vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025