Komenti i Kurtit irriton administratën e Trumpit (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 20:16 17.06.2025 20:16 Deklarata e kryeministrit të Kosovës në detyrë ndaj presidentit Donald Trump, u pa e u dëgjua edhe në Shtëpinë e Bardhë. Ajo se çka tha Albin Kurti një ditë më parë për normalizim të raporteve më Serbinë, u prit me zhgënjim, sidomos pas njoftimit për rikthim në dialogun Kosovë–Serbi të hiq më pak se të vetë presidentit amerikan. Një zyrtar amerikan brenda administratës së presidentit Donald Trump i tha televizionit Klan Kosova se toni dhe përmbajtja e deklaratës së Kurtit janë interpretuar si vendosje kushtesh ndaj një aleati që po shpreh gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në një moment kyç diplomatik. Sipas po të njëjtit burim, kriteret publike të vendosura në kontekst të përgjigjes ndaj vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, po rrezikojnë raportet e një miqësie të kahershme. Me gjithë ketë, burimet nga Washingtoni shtojnë se ShBA mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, por kërkon partneritet të sinqertë dhe qasje konstruktive, jo fjalor publik që vë në pikëpyetje vullnetin e mirë të një aleati. Këto zhvillime pasojnë ato të së hënës pas përgjigjes së Kurtit ndaj Trumpit, i cili të dielën, derisa shkroi për konfliktin mes Izraelit e Iranit, paralajmëroi se to të angazhohet serish në ndreqjen e raporteve Kosovë-Serbi, sikur në vitin 2020 që për pak e parandaloi shpërthimin e një luftë mes palëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.