Komentet për prokurorinë cenojnë pavarësinë e saj, thotë avokati Arifi (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 13:51 30.12.2024 13:51 Avokati Qëndrim Arifi Avokati Qëndrim Arifi ka folur lidhur me debatet e krijuara rreth thirrjes së prokurorisë për kryeministrin Albin Kurti, duke kritikuar komentet dhe ndërhyrjet nga figura politike. “As kryeministri, as politika, dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet të komentojë apo ndërhyjë në punën e prokurorisë, pasi që është institucion i pavarur, e sidomos kur kjo ndërhyrje vjen nga vetë njeri kryesor i shtetit,” tha Arifi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Ai shtoi se fushatat politike shpesh ndikojnë në rritjen e diskursit ndaj institucioneve të drejtësisë, por këto kritika duhet të adresohen përmes mekanizmave kushtetues dhe ligjorë, e jo përmes deklaratave publike apo studiove televizive, njofton Klankosova.tv. “Puna e prokurorisë normalisht që në drejtime të tjera lë vend për të dëshiruar, por komentimet ndaj saj duhet të bëhen në forma ligjore dhe kushtetuese, jo në studio televizive”, tha Arifi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.