Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komediani Volodimir Zelensky sot betohet si president i Ukrainës

NULL NULL
20.05.2019 08:19

Komediani ukrainas Volodimir Zelensky, sot zyrtarisht do të bëhet presidenti i ri i këtij vendi në një ceremoni në kryeqytetin Kiev.

Zelensky, i cili nuk ka përvojë të mëparshme politike, shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Ai mposhti në garën presidenciale Petro Poroshenkon, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 2014.

Zelensky ka premtuar të luftojë korrupsionin dhe t’i japë fund luftës me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje.

Nuk është e qartë se cilat çështje do të jenë temë diskutimi në fjalimin e tij të parë si udhëheqës. A

ktori i mëparshëm televiziv ka thënë pak që nga fitorja e tij më 21 prill.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.