Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kombëtarja stërvitet te stadiumi i ri para përballjes me Francën

NULL NULL
16.11.2019 22:49

Një ditë para ndeshjes përuruese me Francën, kombëtarja shqiptare e futbollit, bashkë me trajnerin Reja, është parë të stërvitet te stadiumi i ri.

Ndeshja e grupit për Euro 2020 ka pak vlerë konkurruese, pasi Franca është tashmë e kualifikuar dhe Shqipëria nuk e kalon dot më grupin, por megjithatë, biletat e ndeshjes janë shitur që të gjitha.

FSHF ka thënë se kërkesa ka qenë në fakt tri herë më e madhe se kapaciteti i stadiumit, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i bindur se Franca e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen me Kombëtaren shqiptare.

Në një konferencë për shtyp ku ai u shfaq me disa minuta vonesë, trajneri i Bluve që në Air Albania stadium do të festojë ndeshjen e tij të 100 në krye të Francës bëri vlerësimin e tij për skuadrën kuqezi të Edi Rejas.\

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.